TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vizitën speciale në Kosovë, Aleksandër Vuçiç duket se ka vendosur të marrë me vete edhe një të ftuar surprizë.
Në një moment politikisht të ndjeshëm pas vrasjes së Oliver Ivanoviç, Presidenti serb duket se ka marrë me vete edhe djalin e tij Danilo.
Kjo është bërë e ditur nga mediat kosovare, të cilat njoftojnë se momentalisht at e bir ndodhen mes serbëve të Mitrovicës.
Kjo vizitë, në kushtet e rrethanave, është ndoshta në një farë mënyre më e rëndësishmja dhe analistët vlerësojnë se kjo mund të jetë vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë, por edhe për vazhdimin e dialogut me shqiptarët e Kosovë.
Presidenti i Serbisë ka kërkuar rezultate përfundimtare nga hetimet që po zhvillohen për vrasjen e Ivanovicit në Veri të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk pret "përralla" për media, por rezultate konkrete prej hetimeve dhe ka bërë të ditur se Serbia dhe Kosova do të shkëmbejnë informata për zbardhjen e vrasjes.
[gallery ids="58874,58875,58876,58877,58878"]