AKTUALITET, 20 Janar 2018, 13:20

Koreja e Veriut ndalon përdorimin e sarkazmës

Koreja e Veriut ndalon përdorimin e sarkazmës


Koreja e Veriut, ka ndaluar sarkazmën. Njerëzit që jetojnë në këtë vend, nuk mund të bëjnë sarkazëm me liderin suprem, Kim Jong-un, apo me regjimin totalitar, gjatë bisedave të tyre private.

Edhe kritika indirekte ndaj liderit, është rreptësisht e ndaluar.

Këto masa janë diskutuar në disa mbledhje të funksionarëve më të lartë të shtetit.

Një zyrtar i lartë i sigurisë kombëtare, organizoi një mbledhje ku paralajmëroi rrezikun e rebelimit të elementëve brenda shtetit koreano-verior. Urdhri më i rëndësishëm nga kjo mbledhje ishte i thjeshtë, "mbajeni gojën mbyllur".

Zyrtarët e lartë thanë se shprehje të tilla sarkastike si "Fajin e ka Amerika", përbëjnë kritikë të papranueshme ndaj regjimit.

"Duke qenë se autoritetet gjithmonë fajësojnë vendet e tjera, për problemet e brendshme, ka bërë që shumë qytetarë të shprehen në mënyrë sarkastike për partinë", tha një burim anonim.

Një tjetër shprehje që qarkullon në Korenë e Veriut është "një budalla që nuk e sheh fare botën", shprehje që i referohet liderit suprem dhe izolimit ekstrem që ai ka aplikuar në vend.

The Independent / TPZ.AL