TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveritë e Bashkimit Europian janë bashkëfajtore në torturimin dhe abuzimin e refugjatëve dhe emigrantëve në Libi, sipas Amnesty International.
Në një përpjekje për të ndalur emigrimin, BE ka mbështetur në mënyrë aktive një "sistem abuzimi dhe shfrytëzimi" në bregdetin e Libisë.
Raporti i Amnesty International, thekson se fondet e BE-së, i shkojnë autoriteteve të cilat punojnë me grupet e armatosura dhe me trafikantët e qenieve njerëzore.
BE ka pajisur rojet e bregdetit me anije, trajnime dhe fonde.
Refugjatët dhe emigrantët kapen nga rojet e bregdetit të Libisë dhe dërgohen në qendra paraburgimi të cilat adrministrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Luftës kundër Emigrimit të Paligjshëm.
Sipas Amnesty, rreth 200,000 persona gjenden aktualisht në këto qendra dhe ekzistojnë prova se ata janë "torturuar, kanë bërë punë të detyrueshme, janë shantazhuar dhe kanë humbur jetën" në duart e autoriteteve, trafikantëve dhe grupeve të armatosura.
BBC / TPZ.AL