TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin foli edhe për kushtet e punës ku punojnë dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.
Vlahutin kërkoi rishikim të kushteve të punës për gazetarët, ndërsa theksoi se ka shumë të tillë që punojnë pa kontrata.
“Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera”, – pohoi Vlahutin.
Kujtojmë se pak kohë më parë kryeministri Rama pati një përplasje me gazetarët duke i ofenduar ata, ndërkohë që këta të fundit i hoqën mikrofonin gjatë intervistës.
Po ashtu raporte të ndryshme të huaja e kanë cilësuar median shqiotare si pjesërisht ose pak të lirë në raport me vendet e tjera.
TPZ.AL