AKTUALITET, 5 Nëntor 2019, 16:07

Trupi i pajetë i një burri gjendet pranë një pike karburanti në Fier, dyshimet e policisë

Trupi i pajetë i një burri gjendet pranë një pike karburanti

Një person i pajetë është gjetur pranë një karburanti në Levan të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një person të moshuar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Dyshimet e para janë për vdekje natyrale, ndërsa trupi i pajetë po transportohet për në morgun e qytetit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se te moshuarit.

Paralelisht po punohet për të gjetur identitetin e viktimës.