AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 07:50

Trump deklaroi se demokratët po mundohen të vjedhin zgjedhjet, reagon Joe Biden


Presidenti Donald Trump, bëri një akuzë të rëndë në Twitter, por pa paraqitur fakte, se kampi kundërshtar po mundohet "të vjedhë zgjedhjet". Deklarata u bllokua edhe nga vetë Twitter, i cili i vendosi një njoftim, se mund të bëhet fjalë për informacion të rremë.

Pas këtyre deklaratave të Trump, ka reaguar Joe Biden, i cili shprehet se i takon votuesve të vendosin fatin e zgjedhjeve dhe jo kandidatëve.

"Nuk jam unë apo Presidenti Trump, ata që duhet të deklarojnë fituesin e zgjedhjeve. Është vendimi i votuesve", shkroi Biden. Më pas ai shtoi se "ne ndihemi mirë për pozicionin ku jemi. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje".

Duket se Biden dhe Trump janë "kokë më kokë" dhe shumë vota ende nuk janë numëruar.

Rezultati i zgjedhjeve do të varet nga shtetet kyçe që janë, Arizona, Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.

/TPZ.al/