AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 21:32

Edhe Blendi Klosi infektohet me Covid-19, ja çfarë shkruan

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi rezultoi pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se aktualisht është vetëkarantinuar dhe se po trajtohet. Gjithashtu ministri i bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë të gjithë masat e nevojshme.