AKTUALITET, 3 Nëntor 2020, 21:46

Rindërtimi/ PD nxjerr deklaratat e Ramës në 3 kohë të ndryshme: Nuk lë rast pa mashtruar. Asnjë projekt për shkollat s’ka përfunduar

Rindërtimi/ PD nxjerr deklaratat e Ramës në 3 kohë të

Partia Demokratike ka publikuar mbrëmjen e sotme një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në tre kohë të ndryshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi shkruan se Edi Rama nuk lë rast pa mashtruar dhe se asnjë projekt për rindërtimin e shkollave nuk ka përfunduar.

POSTIMI i VOKSHIT

E dëgjoni çfarë thotë???

Edi Rama nuk lë rast pa mashtruar. Asnjë projekt për rindërtimin e shkollave nuk ka përfunduar.

Vetëm mashtrime nga mëngjesi në mbrëmje ….

Por ndërkohë mijëra fëmijë janë rrugëve pa shkollat që i premtove sepse për Ramën dhe shpurëne tij, fëmijët e shqiptarëve nuk kanë as më te voglën rëndësi.

Mos beso më asnjë fjalë! Denonco, shpërndaje këtë video!\