TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme u mësua se Hollanda do t'i thotë jo mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.
Raporteri për Shqipërinë në parlamentin hollandez, shpjegon se një nga shkaqet përse Hollanda ka këtë qëndrim negativ, është fakti se Shqipëria miratoi një reformë zgjedhore, të njëanshme dhe pa konsensus politik mes palëve.
Bëhet fjalë për miratimin e Kodit Zgjedhor, të cilin Edi Rama e kaloi në parlament, duke shkelur marrëveshjen me opozitën. Kryeministri i vendosi vetë rregullat e lojës, për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo e ka penalizuar qartazi Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
Por, kryeministri Rama, u paralajmërua disa herë publikisht nga kreu i shtetit, Ilir Meta, lidhur me këtë rrezik, por zgjodhi t'i injorojë të gjitha thirrjet e tij.
Meta bëri disa herë thirrje që kryeministri të tërhiqej dhe e ktheu ligjin për rishqyrtim. Madje ai bëri edhe një përpjekje të fundit, duke kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, por sërish u injorua nga kryeministri që e miratoi për të dytën herë Kodin Zgjedhor në Kuvend.
Edhe komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, bëri thirrje që të pritej opinioni i Komisionit të Venecias, por sërish Rama refuzoi në mënyrë kategorike.
Në një nga prononcimet, Meta e thotë qartë që nisja e bisedimeve do të varej pazgjidhshmërisht, nga respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe konsensusi për reformën zgjedhore.
Ja një nga deklaratat e Metës, lidhur me 5 qershorin dhe integrimin:
"Eshtë përmbushja e të gjithë atyre prioriteteve që kanë të bëjnë me çeljen e negociatave dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësimin dhe përmbushjen e kushteve. Maqedonia e Veriut ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe ka treguar se ka një klasë politike të përgjegjshme, që merr përgjegjësi, që realizon zgjedhje të lira e të ndershme, që respekton votën e qytetarëve dhe shpresoj që kjo të arrihet dhe në vendin tonë.
Por nga sjellja antikushtetuese që goditi marrëveshjen e 5 qershorit tregon që jemi në kurs të kundërt. Çështja e hapjes së listave është çështje që i takon palëve, për mua si president mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.
Unë u përpoqa të jap kontributin tim, që opozita të mos vendoste si kusht, qeverinë e përkohshme. opozita bëri lëshimin shumë të madh duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë, duke mbyllur një marrëveshje për të ardhmen e shqiptarëve.
Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet që përgjegjësia do të jetë e vetëm një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë, as katër nëse shkelet marrëveshja, vetëm një. I cili për fatin e tij personal, vë fatin e katër milionë shqiptarëve.
Çështjet shtetërore dhe interesi kombëtar janë të paprekshëm dhe duhet të respektohen njësoj nga të gjithë. Kush mendon se fati i tij është më i rëndësishëm se e ardhmja europiane e Shqipërisë e ka shumë gabim", deklaronte Meta.
Kjo deklaratë është një prej paralajmërimeve të Ilir Metës. Komunikimi i tij publik, shpesh i ashpër, ka qenë i vazhdueshëm për çështjen e integrimit europian dhe reformës zgjedhore. Të gjitha paralajmërimet e tij, u injorun, jo vetëm kaq, por u tallën, nga Rama dhe eksponentë të mazhorancës.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/03/shuplake-e-rende-nga-hollanda-kunder-nisjes-se-bisedimeve-shqiperia-nuk-ploteson-kushtet/