AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 07:33

Trump apo Biden?! Orë dramatike në SHBA, gjithçka varet nga rezultati në këto shtete kyçe!


Zgjedhjet në SHBA po rezultojnë aq dramatike sa ishte menduar.

Edhe pse janë numëruar votat në shumë shtete, ende nuk është e qartë se cili kandidat po udhëheq dhe është drejt fitores. Trump dhe Biden janë treguar të dy optimistë, duke deklaruar se po fitojnë. Trump gjithashtu ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarit, se po manipulon zgjedhjet.

I gjithë rezultati i zgjedhjeve, do të varet nga katë shtete kyçe: Arizona, Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.

Ndërkohë, me votat e numëruara rezultati duket 220-210 në favor të Biden për momentin. Një kandidati i duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet.

Presidenti Donald Trump, ka reaguar mjaft ashpër, duke thënë se kundërshtarët po mundohen të vjedhin zgjedhjet dhe se një gjë e tillë nuk do të lejojet.

"Ne jemi shumë lart, por ata po mundohen të VJEDHIN zgjedhjet. Ne nuk do t'i lejojmë kurrë. Votat nuk mund hidhen, pasi qendrat e votimit janë mbyllur", shkruan Trump në Twitter.

Këtij mesazhi të Trump, Twitter i ka vendosur menjëherë një shënim, se mund të përmbajë informacion të rremë.

Ndërsa Joe Biden ka deklaruar se ka besim, që kampi demokrat po fiton zgjedhjet.

"Ne e dinim se kjo do të zgjaste, po kush e kishte menduar se do të zgjaste deri të nesërmen në mëngjes, apo më shumë. Ne ndihemi mirë për pozicionin që kemi. Jam këtu për t'ju thënë se besojmë se jemi në rrugën e duhur pët t'i fituar zgjedhjet".

/TPZ.al/