AKTUALITET, 4 Nëntor 2020, 07:18

Trump dhe Biden "kokë më kokë", të dy mendojnë se kanë fituar! Trump: Zgjedhjet po vidhen, nuk do t'i lejojmë!


Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave në SHBA, por kanë nisur polemikat.

Kur nuk ka akoma një fitues të qartë, të dyja kampet duket se kanë shpallur fitoren.

Presidenti Donald Trump, ka reaguar mjaft ashpër, duke thënë se kundërshtarët po mundohen të vjedhin zgjedhjet dhe se një gjë e tillë nuk do të lejojet.

"Ne jemi shumë lart, por ata po mundohen të VJEDHIN zgjedhjet. Ne nuk do t'i lejojmë kurrë. Votat nuk mund hidhen, pasi qendrat e votimit janë mbyllur", shkruan Trump në Twitter.

Këtij mesazhi të Trump, Twitter i ka vendosur menjëherë një shënim, se mund të përmbajë informacion të rremë.

Ndërsa Joe Biden ka deklaruar se ka besim, që kampi demokrat po fiton zgjedhjet.

"Ne e dinim se kjo do të zgjaste, po kush e kishte menduar se do të zgjaste deri të nesërmen në mëngjes, apo më shumë. Ne ndihemi mirë për pozicionin që kemi. Jam këtu për t'ju thënë se besojmë se jemi në rrugën e duhur pët t'i fituar zgjedhjet".

I gjithë rezultati i zgjedhjeve, do të varet nga katër shtete kyçe: Arizona, Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.

/TPZ.al/