TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas gjetjes së eksplozivit afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi, ka reaguar policia.
Sipas njoftimit eksplozivi u zbulua në orën 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh.
Policia shpjegon se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse, ndërkohë po hetohet rreth ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse.
Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.
Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. TPZ.AL