TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpresuan se brenda pak kohe banesat e shkatërruara nga tërmeti do të rindërtoheshin, por kjo nuk ka ndodhur as tre muaj më vonë. Pas termetit me pasoja shkatërrimtare, rreth 20 familje të fshatit Floq në Korçë vijojnë ende të strehohen në ambientet e shkollës 9-vjecare, në kushte tepër të vështira.
Pa asnjë mundësi tjetër strehimi dhe në prag të dimrit, banorët thonë se nuk do t’i braktisin ambientet e shkollës, pavarësisht kushteve të rënda aty.
Në fshatin Floq ka nisur rindertimi i pesë banesave më të dëmtuara, ndërsa banorët mbeten në pritje me shpresën se rikonstruksioni do të perfundoje para dimrit.