AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 13:34

FOTO/ E rëndë në Itali, i riu shqiptar gjendet i vrarë brenda në makinë


Trupi i pajetë i një të riu shqiptar është gjetur në bordin e një makine "Volkswagen Polo” në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari Serxhio Veizi u gjet i mbuluar nga gjaku, ndërsa pranë tij ishte edhe arma e krimit.

Deri tani nuk ka të dhëna nëse shqiptari është vrarë apo vetëvrarë.

Ngjarja ndodhi sot pasdite (27 gusht) rreth orës 15:00 në anë të rrugës provinciale Casarano-Ugento.

Hetimet për rastin janë në vazhdim, por autopsia do të hedhë dritë mbi natyrën e ngjarjes, qoftë vrasje apo vetëvrasje.