TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Riatdhesohen të tjerë shtetas shqiptarë nga Franca, të cilët kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë nga Lille, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.
Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.