AKTUALITET, 28 Gusht 2019, 14:05

Telefonata parandaloi vrasjen, kapet në flagrancë 20-vjeçari me automatik

Telefonata parandaloi vrasjen, kapet në flagrancë 20-vjeçari me


Parandalohet në kohë një krim në një fshat të Fierit. Policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar një të ri 20-vjçar, që me një automatik po tentonte të vriste një shtetas 53-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Baltëz. Policia ndërhyri pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në këtë fshat kishte konflikt me armë midis dy personave.

“Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç”- njofton policia.

Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krehër me 30 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.