AKTUALITET, 29 Prill 2019, 14:24

Transportuan 5 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, 150 vjet burg për 19 nga 25 të arrestuarit

Transportuan 5 ton kanabis nga Shqipëria në Itali, 150 vjet burg


Gjykata e Catanzaros ka dhënë një total prej 150 vitesh burg për rrjetin italo-shqiptar të goditur një vit më parë, i cili trafikonte drogë nga Shqipëria, duke dërguar përgjatë 3 muajve në vendin fqinj plot 5 tonë hashash.

25 të pandehurit përfituan gjykim të shkurtuar dhe trupa gjykuese dënoi me burg 19 nga 25 të arrestuarit në kuadër “Stammer 2-Melina” të finalizuar në mars të 2018, ndërsa 6 të tjerë fituan lirinë.

Dënimet më të larta janë dhënë për ata që cilësohen “koka të grupeve kriminale” Gianfranco Contestabile dhe shqiptarin Shefik Muho, 34 vjeç.

Dënimet:

Fortunato Baldo , 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë

Indrit Buja, 18 vjet burg

Cristian Burzì, 3 vjet e 4 muaj burg dhe 12 mijë euro gjobë

Francesco Colangelo , 4 vjet burg dhe 18,000 euro gjobë

Gianfranco Contestabile, 20 vjet burg

Dentisti i San Gregorio d' Ippona , Francesco Fiarè, 3 vjet e 4 muaj burg

Andrea Fortuna Ippolito, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë

Elvis Hajdini , 11 vjet burg

Domenico Mancuso, 3 vjet e 4 muaj burg dhe 12 mijë euro gjobë

Shefik Muho, 20 vjet burg

Gregorio Niglia, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë

Massimo Pannaci , 10 vjet burg dhe 40 mijë euro gjobë

Giovanni Pastorello, 11 vjet burg

Giuseppe Vittorio Petullà, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë

Gianluca Pititto, 4 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë

Rosario Riccioli, 4 vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë

Giuseppe Pititto, 4 vjet burg

Salvatore Pititto, 12 vjet burg dhe 44 mijë euro gjobë

Antonio Massimiliano Varone , 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë

Përfituan lirinë

Melina Cannata, (prokurori kishte kërkuar 6 vjet e 6 muaj burg dhe 650 euro gjobë

Gerardo Filippo Gentile (prokurori kishte kërkuar 8 vjet burg)

Rocco Anello (prokurori kishte kërkuar 10 vjet burg)

Claudio Tortora (prokurori kishte kërkuar 3 vjet burg dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.