TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për samitin e Berlinit është shprehur se nuk është publikuar asnjë një draft ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një arritje të marrëveshjes përfundimtare.
“Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mund të ketë negociata pa praninë e Shteteve të Bashkuara. Kosova është shtet i pavarur sovran, Preshevë, Bujanovc krejt jemi Kosovë”, u shpreh ai për mediat.
Edhe Ramush Haradinaj mohoi se ekziston një draft i konkluzioneve të Samitit të Berlinit.
“Ajo që është me rëndësi është se Kosova ka qëndrimet e veta pra edhe sonte do të jemi në nivel të përgjegjësive tona.
Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordësuar as nuk kemi folur, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova i ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona.” tha Haradinaj.