AKTUALITET, 29 Prill 2019, 12:15

Lajme të këqija për administratën dhe nxënësit: Nesër punë e shkollë!

Lajme të këqija për administratën dhe nxënësit:


Prishet “magjia” e pushimeve pranverore për administratën shtetërore dhe të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar.

Ditën e premte u dha lajmi se administrata do kishte 5 ditë pushim, por duket se nuk është kështu.

Në një njoftim për prindërit dhe nxënësit, Drejtoritë Arsimore në rrethe bëjnë me dije se e marta do të jetë ditë mësimi.

Po e njëjta gjë është edhe për nëpunësit e administratës shtetërore.

Ata janë njoftuar se nesër duhet të paraqiten në punë.