AKTUALITET, 29 Prill 2019, 12:05

Tragjedi për Alanyaspor: përmbyset makina, vdes sulmuesi Sural

Tragjedi për Alanyaspor: përmbyset makina, vdes sulmuesi Sural


Futbolli është në zi. Në mbrëmje sulmuesi i Alanyaspor, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Furgoni privat me të cilin udhëtonte sulmuesi i përfaqësueses çeke dhe gjashtë shokë të tjerë të skuadrës është përmbysur 5 km larg Alanyas, pas barazimit në fushën e Kayserispor. I shtruar në spital në gjendje kritike, Sural i është nënshtruar menjëherë operacionit, por ndërhyrja nuk ka mjaftuar për ti shpëtuar jetën. Gjatë përplasjes kanë mbetur të plagosur lehtë edhe gjashtë lojtarët e tjerë.

Për momentin nuk është e qartë akoma dinamika e aksidentit, për të cilin janë duke hetuar autoritetet kompetente.

Sipas presidentit të klubit turk Hasan Çavuşoğlu, përplasja është provokuar nga dremitja e shoferit, që ka humbur kontrollin e mjetit, gjë që ka sjellë përmbysjen. Në aksidentin tragjik janë përfshirë edhe Papiss Cisse, Steven Caulker, Djalma Campos, Baiano, Welinton e Isaac Sackey.

I mbërritur në Turqi vetëm në janar nga Sparta Praga, Sural (28 vjeç) ishte në eksperiencën e tij të parë jashtë Republikës Ceke. Me fanellën e kombëtares, sulmuesi kishte koleksionuar 18 ndeshje dhe një gol.