AKTUALITET, 29 Prill 2019, 13:59

Zgjedhjet/ Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën

Zgjedhjet/ Lulzim Basha gati për dialog me Edi Ramën


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se PD dhe aleatët kanë të njëjtat pika dhe synime. Teksa u pyet për kërkesën e aleatëve që presidenti Meta të ulë në tryezë Ramën dhe Bashën, kreu i PD-së u shpreh: "Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit”. Basha nuk mohoni kërkesën e aleatëve për t’u ulur në tryezë me Ramën por theksoi se nuk do të ketë zgjedhje me këtë të fundit si kryeministër.

Është një model perëndimor. Kjo i shërben në radhë të parë transparencës. Ne këtë e fillojmë brenda partisë këtë model. Ky do të jetë edhe modeli ynë i qeverisjes. Do të vendosim kandidatët tanë për deputet. Në këtë mënyrë do të bëjmë një transformim të thellë. Unë do ta vazhdoj këtë proces të modernizimit të PD-së.

Kandidatët e PD-së do të zgjidhen me sistemin 1 anëtar 1 votë.

Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Në po përgatitemi për përgjegjësitë që ka PD edhe ndaj popullit.

Qeverisja jonë nesër do të jetë një qeverisje që do ju shërbejë njerëzve. Nuk ka asnjë mospërputhje mes PD dhe aleatëve. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument me pikat tona. Një pjesë e mirë e pikave që ata kanë janë të njëjta me PD-në.

Koalicioni opozitar por vepron me bashkëpunim. Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. E rëndësishme është që të ketë zgjedhje pa Ramën.

Aleatët e PD-së nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij tryezën e dialogut, si negociator për situatën politike. Aleatët kërkojnë përcaktimin e një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakortësi politike.

Ata i bënë thirrje Metës që të ulë në tavolinë Ramën dhe Bashën që të negociojnë për një qeveri tranzitore.