AKTUALITET, 29 Prill 2019, 11:20

Cakaj apo Rama? Motra e Majlinda Bregut aplikon për ambasadën shqiptare në Spanjë, ish-këshilltari i bëhet zv.ministër


“Reforma”, në Diplomaci duket se më shumë do të jetë një ndërrim emrash sesa reformë reale në funksion të shërbimit të jashtëm diplomatik.

Dosja.al ka mësuar se pas deklaratave të bujshme lidhur me këtë reformë, emrat që do të bëhen pjesë e shërbimit diplomatik më shumë sesa më “ekselencën” kanë lidhje me eksponentë afër pushtetit dhe më saktë kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Ornela Bregun, motra e Majlinda Bregut e cila së fundmi është bërë drejtuese e RCC-së (këshilli i bashkëpunimit rajonal).

Në letër Ornela shpreh dëshirën për të kontribuar pranë ambasadës shqiptare në Spanjë ku dhe jeton prej disa vitesh.

Kërkesa e Ornela Bregut për t’u atashuar pranë ambasadës shqiptare në Spanjë.

Në fakt nuk është e vështirë të kuptosh që Ornela Bregu nuk do e ketë problem ta mbajë këtë pozicion, sidomos po të kesh parasysh që mediat e djathta shpesh kanë folur për një marrëdhënie të mirë mes Majlinda Bregut dhe kësaj mazhorance.