AKTUALITET, 29 Prill 2019, 13:03

FOTO/ U kap me armë pa leje, si u lirua nga burgu një prej autorëve të vrasjes në Laç


Vinçesk Bushi, një prej të dyshuarve të vrasjes së dy kushërinjve ka qenë gjithashtu i arrestuar nga Policia.

Më prill të vitit 2017, ai u arrestohet në flagrancë pasi lëvizte i armatosur në qytet. Atij iu sekuestrua: -një armë zjarri pistoletë tip TT – 1 krehër me 8 fishekë të cilat i mbante pa leje.

(Pistoleta që iu sekuestrua Vinçesk Bushit)

Fillimisht ai u dënua me 6 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul masa në 1/3 dhe 2 vitet që i mbetën iu lanë në shërbim prove.

Bashkia Kurbin dërgoi në gjykatë një letër me arsyetimin se Pali ka sjellje të mirë në komunitet.