TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi i kobshëm për vdekjen e sulmuesit Emiliano Sala, ka prekur jo pak botën e sportit dhe sidomos atë të futbollit. Klubi i Nantesit, njëkohësisht klubi i fundit me të cilin ka luajtur para se të merrte rrugën për në Kardif ka shprehur ngushëllimet për ish-sulmuesin argjentinas.
Vetë trajneri i Nantesit, Vahid Halilhodziç ka folur me fjalë zemre për futbollistin të cilin kishte mundësi ta trajnonte. Ai u shpreh se falë modestisë dhe punës, do të mbetet një shenjë e përjetshme në klubin francez.
“Ne kemi mbajtur gjithmonë shpresën, madje duke e ditur se ishte më shumë një iluzion sesa diçka tjetër. Tani e njohim të vërtetën, e cila është një e vërtetë e tmerrshme dhe e padrejtë. Natyrisht meriton nderimin që i përket një personi që do të lërë një shenjë të përjetshme në këtë klub falë sjelljes dhe modestisë së tij. Ishte një kënaqësi për të punuar me të, pasi ishte një shembull i njerëzimit dhe do të mbetet përgjithmonë në mendjet tona”, u shpreh trajneri i Nantesit.