AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 21:23

Meta: I pikëlluar prej lajmit, Kiço Blushi do të mbetet në kujtesë

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi mbrëmjen e sotme.

Ai i shpreh ngushëllime familjes së tij, ndërsa e cilëson shkrimtarin e njohur si nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970” me role të rëndësishme publike dhe qytetare.

MESAZHI I METËS

I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.

Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.

I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!

Meta Per Kico Blushin