AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 22:26

U plagos me armë zjarri në mënyrë misterioze, ndërron jetë 30-vjeçari nga Puka

U plagos me armë zjarri në mënyrë misterioze, ndërron

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, 30 vjeçari Petrit Biba nga Puka, i cili u plagos me armë zjarri para pak orësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kaftall. Burime pranë policisë bëjnë me dije se 30 vjeçari ishte punonjës pranë kantierit të ndërtimit të hidrocentralit në Kaftall.

I plagosuri fillimisht është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pukës, pastaj është transportuar në Shkodër në gjendje kritike për jetën pasi kishte marrë plagë të shumta në pjesën e barkut. Ndërkohë policia nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur plagosja me armë zjarri.

***

Informacion Paraprak i Policisë

Me datë 08.02.2019 në orën 20:25, kemi marrë njoftim se në fshatin Vrrithë, Pukë në afërsi të Hidrocentralit është plagosur me armë zjarri shtetasi P. B. 30 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.