AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 22:01

Maqedonia e Veriut në NATO, Parlamenti grek i hap dritën jeshile

Maqedonia e Veriut në NATO, Parlamenti grek i hap dritën jeshile

Një ditë pasi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s firmosën protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë, sot Greqia i ka hapur zyrtarisht rrugën me votimin në Parlament.

Shteti i Greqisë votoi me 153 vota pro për hapjen e dritës jeshile të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të NATOS-s pas konflikteve mbi 20-vjeçare, të cilat frenuan përpjekjet e Maqedoinisë drejt strukturave euroatlantike.