AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 23:35

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Lulzim Basha ngushëllon familjarët

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Lulzim Basha ngushëllon

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kiço Blushit, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit, shkrimtar i madh, skenarist i shkëlqyer, mendimtar i pavarur dhe deputet i çmuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ngushëllimet më të ndjera familjes Blushi dhe të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Basha në një postim në Twitter.