TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestuesit e maskuar kanë sulmuar efektivët e Policisë te Ministria e Ekonomisë. Efektivët tentuan të ndërhynin pas akteve vandale ndaj ministrisë, por protestuesit iu kundërpërgjigjën duke i sulmuar me sende të forta.
Ata hodhën në drejtim të efektivëve shkopinj druri, gurë e copa dërrasash, ndërsa momenti më i rëndë ishte kur dy protestues të maskuar morën një kangjellë hekuri dhe e hodhën drejt policëve.
Protestuesit sulm ministrisë së Ekonomisë, thyejnë dyer e dritare!
Një djalë i maskuar ka hipur në një prej shtyllave të semaforit e më pas duke përdorur një shufër hekuri, e thyen.
Ata hodhën gurë në drejtim të Ministrisë së Financave. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia, që ka tentuar të hedh gaz lotsjellës.
Mirëpo, gazi lotsjellës nuk është hedhur dot, sepse efektivi nuk hoqi dot siguresën.
Pak më vonë, vendosja e keqe e policisë bëri që ata të goditen me gurë nga ana e protestuesve.