AKTUALITET, 15 October 2026, 11:59

Përforcohet hyrja e bashkisë/ Protestuesit në marshim, një grup vajzash përpiqet të pengojë policinë! Hidhet spray me piper (VIDEO)

Përforcohet hyrja e bashkisë/ Protestuesit në marshim, një

Një grup vajzash mundohen të pengojnë lëvizjen e policisë pranë Galerisë së Arteve. “Hiqni kapelet”, dëgjohen t’u thonë ato policisë. Në krye të tyre qëndrojnë aktivistët e njohur të ‘flamingove’, përfshirë Arvina Lleshin.

Momentalisht janë vendosur Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Tiranës dhe po u bashkohen qytetarë e të rinj të tjerë. Policia është përpjekur t’i shpërndajë protestuesit me spray me piper në momentin kur hedhin gurë. Pranë është një autobot që hedh ujë ose gaz lotsjellës.

Në hyrje të institucioneve janë marrë masa për të mos pasur depërtime të protestuesve.