AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 22:19

Petrit Vasili sulmon Ramën: Kryeministër përdhunues, ri vetëm me kalbësira

Petrit Vasili sulmon Ramën: Kryeministër përdhunues, ri

Pas publikimit të videos nga kryeministri Edi Rama, ku flasin prindërit e vajzës minorene, e cila u përdhunua nga një grup djemsh në Kavajë, kanë ardhur edhe një sërë reagimesh të tjera nga aktorët politikë në vend.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, përmes një statusi të shkurtër në rrjetin social “Facebook" shprehet se, kryeministri Rama "rri vetëm me kalbësira dhe nxjerrë po gjëra të tilla nga goja e tij".

Ai mes tjerash e quan kryeministrin si “përdhunues dhe matuf”.

“Kryeminister perdhunues dhe matuf qe leh matuflleqe!! Ky ha vetem kalbesira,rri me kalbesira dhe nxjerr kalbesira nga goja!!”, shkruan ai.