TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, reagoi më ashpërsi ndaj publikimit të familjes së minores së përdhunuar në Kavajë gjatë vizitës së Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentit, njëherësh zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, videos së publikuar në televizionin privat të kryeministrit Edi Rama, ERTV.
“Vizita e ministres dhunoi të drejtën e privatësisë, "goditi" për herë të dytë familjen. E turpshme, e denueshme pasi ka shkelur çdo kod të etikes. Rilindja, pas përdhunimit ose të ben kryetar bashkie, ose të jep bursë studimi e të ben mish për top përpara gjithe dynjasë”, shkruan Pampuri në postimin e saj në Facebook.
Reagimi i plotë i Pampurit
Vizita e ministres, dhunoi te drejten e privatesise, "goditi" per here te dyte familjen.
Nevoja e shfrenuar per protagonizem, kaloi cdo cak, me viziten e ministres Spiropali ne shtepine e vajzes nga Kavaja.
Ne raste te tilla cdo fjale, cdo reagim, cdo hap duhet te jete i matur mire, me qellimin e vetem qe te ruhet ne maksimum privatesia e vajzes dhe familjareve te saj. Sot jane qindra portale, dhjetra televizione te cilet e trajtuan rastin, si fenomen po ashtu edhe si rast konkret, por asnjeri prej tyre nuk guxoi as edhe te permendte asnje te dhene rreth vajzes apo familjareve. Punonjes e eksperte te zyres se mbrojtjes se femijeve ne Bashkine e Kavajes, shkuan menjehere pas denoncimit dhe pergjigjia e familjes ishte e prere dhe e qarte, qe t'i linin te qete, madje kjo e shoqeruar edhe me procesverbal. E pas gjithe kesaj te vjen ministrja e te del me fytyre e me ze, e pikelluar prane familjareve ne ERTV. Ku eshte pare e degjuar, qe nje rast i tille te behet publik e te perdoret ne menyren me te shemtuar per reklame. E turpshme, e denushme pasi ka shkelur cdo kod te etikes. Rilindja pas perdhunimit ose te ben kryetar bashkie, ose te jep burse studimi e te ben mish per top perpara gjithe dynjase.