AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 23:04

Aksident në Gramsh, makina çan murin dhe përfundon në stadium

Aksident në Gramsh, makina çan murin dhe përfundon në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, fatmirësisht pa të dëmtuar por me dëme të shumta materiale.

Fuoristrada tip “Mitsubish” 1200 me targa AA255 FY ka dalë nga kthesa në hyrje të qytetit të Gramshit.

Për shkak të shpejtësisë makina ka çarë murin rrethues të stadiumit e ka përfunduar në mesin e fushës së futbollit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.