TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
Familjarët thonë se fëmija nuk ka patur probleme shëndetësore, dhe ka qenë i shëndetshëm. Nga ana tjetër, edukatoret thonë se pasi u zgjua nga gjumi, vogëlushi hëngri drekë, dhe më pas i filluan të vjellat.
Dyshohet se shkak për gjendjen e fëmijës të jetë bërë kalimi i ushqimit në rrugët e frymëmarrjes, duke i shkaktuar arrest kardiak.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së vogëlushit.
Informacion paraprak
Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopësht privat është dërrguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndëruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.