TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
pas përfundimit të protestës së opozitës ka reaguar edhe ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ndëra ripërsërit faktin se protesta ishte e paligjshme, Xhafa, falenderon drejtuesit e mjeteve që mbeten te bllokuar për rreth dy orë dhe nuk reaguan.
Postimi i Xhafës
Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.
Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë./TPZ.AL