TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I larguar nga Turqia që në nëntor të 2015. Nevzat Ayvaci është shtetasi turk që kërkohet të arrestohet dhe më pas të ekstradohet nga autoritetet shqiptare.
Ai është futur në listën e armiqve të presidentit Erdogan, ndërsa akuzohet se është pjesë e të ashtuquajturës organizata terroriste FETO.
Nevzat Ayvaci sipas autoriteteve turke, ka qenë një nga financierët më të besuar të Fetullah Gylen.
Të mërkurën, Gjykata e Lartë në Turqi ka lëshuar një numër kërkesash ekstradimi për 54 pjesëtarë të rrjetit të klerikut në arrati Fetullah Gylen në të gjithë botën.
Kërkesat u janë dërguar 24 shteteve, mes të cilëve edhe Shqipërisë.