AKTUALITET, 5 Prill 2018, 13:10

Tarifa e Rrugës së Kombit, reagon për herë të parë Kodheli

Tarifa e Rrugës së Kombit, reagon për herë të parë

Pas shumë ditësh në heshtje sot është shfaqur me një deklaratë në Kuvend deputetja e PS-së për zonën e Kukësit, Mimi Kodheli.  Për herë të parë  ajo ka reaguar lidhur me tensionet e  shkaktuara nga tarifimi i Rrugës së Kombit.

Në sallë ku mungonte opozita Kodheli me tone të larta u shpreh se kjo tarifë nuk duhet të bjerë mbi kuksianët, siç e quajti ajo.

“Duhet të bëhet diçka me qëllim që mbi kuksianët të mos bjerë asgjë”, u shpreh Kodheli./TPZ.AL