TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, nuk heq dorë nga teatri i shpëlarë i interpelancave përmes ekraneve, sa herë qytetarët ngrihen në protestë. Ditën e sotme, ai është shfaqur në një "interpelancë online", me disa qytetarë kuksianë. Por, ajo që bëri përshtypje, ishin pyetjet e drejtuara ndaj kryeministrit, si të ishin shkruar prej vetë Edi Ramës. Ai u pyet për mungesën e informacionit, gjë të cilën Rama e ka artikuluar si mbrojtje pas shpërthimit të protestave. Asnjë nga këta qytetarë kuksianë, të cilët morën pjesë në këtë interpelancë, nuk shprehu kërkesën kryesore të kuksianëve "HEQJEN E TARIFËS", e cila për ta është e papërballueshme.
Rama foli për manipulimin e çështjes dhe gënjeshtrat e opozitës, edhe pse në fakt në protestë nuk u ngrit opozita, por qytetarët e varfër dhe të papunë të Kukësit, të cilët kjo tarifë i varfëron më shumë.
Këto janë disa nga pyetjet që iu drejtuan kryeministrit:
Përse kryetari i bashkisë thotë që jam i painformuar?
Si keni menduar të ndihmoni personat që duhet të kalojnë disa herë dhe që xhepi nuk ua mban/
A keni në plan të rrisni mirëqenien në Kukës?
Keni vajtur në protestë, sepse tarifa është shumë e lartë. A nuk mendoni se kjo tarfië e varfëron popullin më shumë se sa është sot?
Kemi dëgjuar se koncesionari do të japë 100 mijë euro për Bashkinë Kukës dhe ku do të shkojnë paratë?
/TPZ.AL/