AKTUALITET, 5 Prill 2018, 15:08

Basha: Njerëzit janë ngritur kundër një shteti policor që vjedh dhe grabit qytetarët

Basha: Njerëzit janë ngritur kundër një shteti policor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve për të protestuar me mosbindje civile, tha se “njerëzit janë ngritur kundër një shteti policor që vjedh dhe grabit qytetarët, që shkel dhe nëpërkëmb liritë dhe të drejtat themelore, që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët”.

Statusi i plotë në Facebook

“Njerëzit janë ngritur kundër një shteti policor që vjedh dhe grabit qytetarët, që shkel dhe nëpërkëmb liritë dhe të drejtat themelore, që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Opozita është në krahun e njerëzve të thjeshtë që protestojnë kundër grabitjes dhe padrejtësisë!”.

/TPZ.AL/