TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, po bën të pamundurën për të shuar valën e protestave që kanë nisur, që prej ditës që kuksianët dogjën traun në Rrugën e Kombit. Në një interpelancë onlinë, siç di vetëm kryeministri të zgjidhë problemet, ai bisedoi me disa kuksianë ku premtoi jo vetëm përfundimin e rrugës dhe rishikimin e tarifës, por edhe hapjen e aeroportit të Kukësit brenda një viti.
“Vajta në Vlorë, fola para se të ndodhte ajo që ndodhi e thashë se do të hapim aeroportin e Kukësit, kazani menjëherë e pasqyroi; Edi Rama i merr kuksianët me të mirë i mbyll rrugën i hap aeroportin. Kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe të dyja këto do të zgjidhen, rruga e para dhe aeroporti i dyti, brenda këtij viti”, u shpreh Rama.
Duket se kur kryeministri ndjen rrezik, është i gatshëm të premtojë çdo gjë, për të shuar revoltën popullore. Por a duhet ti besojnë qytetarët Ramës?. Monika Kryemadhi, gjatë protestës së ditës së sotme, u shpreh se "Rama, kur është në hall të bëhet urë dhe kur ndihet pak i fortë i kthehet arrogancës."
/TPZ.AL/