TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bota e sportit është goditur sot nga një tragjedi, duke qenë se qendra stërvitore e klubit brazilian Flamengo është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dhjetë persona. Pas më shumë se dy orësh përpjekje, forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët dhe kanë shpëtuar tre persona nga të cilët njëri është në gjendje kritike për jetën.
Policia braziliane ka arritur të identifikojë viktimat e kësaj tragjedie që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Mes të vdekurve, janë katër futbollistë nga akademia e Flamengos të cilët janë rreth moshës 14-17 vjeç. Njëri prej tyre, Artur Vinisius do të festonte nesër ditëlindjen e tij të 15-të, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, gjashtë personat e tjerë që kanë ndërruar jetë janë pjesë e stafit të Flamengos dhe bëhet fjalë për dy atletë të cilët ishin në provë dhe për katër zyrtarë të klubit. Ndërkohë, klubi i Flamengos dhe skuadrat e tjera braziliane dhe jo vetëm, i janë bashkuar dhimbjes së familjarëve duke shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.