AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 13:58

Vrasja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, publikohet dosja e plotë

Ishte mesdita e 7 gushtit të vitit 2016 kur trupi i Ardit Gjoklajt u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës. 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ‘3R’ shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit polic.

Pas ngjarjes, katër punonjës të kompanisë ‘3R’ u arrestuan dhe u shpall formalisht në kërkim administratori Edurim Teqja.

Sipas hetimeve të policisë, Ardit Gjoklaj ishte punonjës sezonal, i paregjistruar në kompaninë ‘3R’ shpk dhe që mbeti i vdekur si pasojë e goditjes aksidentale nga një ekskavator, në mungesë të kushteteve të sigurisë në punë.

Ardit Gjoklaj nuk ishte as punonjësi i vetëm i mitur dhe as i vetmi i paregjistruar dhe i pasiguruar nga kompania ‘3R’ shpk.

Por pas hetimeve të bëra, të gjithë personat e arrestuar u liruan nga burgu. Sipas dosjes së prokurorisë, vrasja e Ardit Gjoklajt ishte një aksident me pasojë vdekjen.

Më poshtë keni dosjen e plotë të vrasjes së Ardit Gjojlajt.

Syri.net