AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 13:32

Greqia në alarm, 39 të vdekur nga gripi, mes tyre dy fëmijë

Greqia në alarm, 39 të vdekur nga gripi, mes tyre dy fëmijë

Alarmante situata edhe në Greqi nga  epidemia e gripit që ka përfshirë vendin. Shkon nw 39 numri i viktimave të moshave nga të mitur deri në 90 vjeç. 20 persona kanë humbur jetën nga komplikacione të gripit vetëm javën e fundit. Mes viktimave dhe dy fëmijë, një foshnje 15 muajsh dhe vajzë 6 vjeçare, si dhe njerëz të rinj, të moshave 25, 34 dhe 39 vjeç.

Të gjitha viktimat janë nga grupet e përfshira në vaksinimin e detyrueshëm, sipas udhëzimeve  të qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.  Njëkohësisht, këtë javë kurohen në gjendje të rëndë 165 pacientë në klinikat e reaminacionit të vendit. Qendra përkatëse thekson se epidemia ishte e pritshme, pavarësisht se sistemi nuk kishte mjaftueshëm vaksina në tregun farmaceutik për të përballuar kërkesat emergjente, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

50.000 vaksinat ekstra u shpërndanë në farmacitë greke vetëm brenda 3 ditëve të fundit. Sivjet vihet re një rritje e ndjeshme e të prekurve nga virusi i gripit H1N1 ndërkohë që akoma edhe gripi sezonal A në kombinim me probleme të tjera shëndetësore, është kërcënues për jetën e pacientëve, theksohet në udhëzimet e Qendrës greke për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, në thirrjen për vaksinim, pasi epidemia pritet të zgjasë deri në fund të marsit.