TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paulo Dibala është gati të marrë Juventusin “prej dore”. “Tuttosport” shkruan se sulmuesi argjentinas është i favorizuar për të qenë në krah të Ronaldos dhe Manxhukiçit në ndeshjen e radhës me Sasuolon.
Në orët e fundit mësohet se ai u ka kërkuar ndjesë shokëve të skuadrës për faktin që braktisi fushën, pa u ulur në stol në momentin e zëvendësimit në ndeshjen me Parmën.
Një veprim që është marrë në konsideratë nga stafi teknik i Juventusit dhe që në ndeshjen e kësaj fundjave po e llogarit Dibalën si një nga futbollistët titullarë. Juventusi duhet të kthehet te fitorja dhe sulmuesi argjentinas do të jetë treshen e avancuar të skuadrës bardhezi