TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Digjitalizimi është një prej fushave më me interes aktualisht në vendin tonë, dhe si e tillë kjo fushë është në fillimet e saj sa i takon studimeve mbi social media management , google adds dhe front–end and back-end developer .
Me një iniciativë të Agron Shehaj studentët e apasionuar pas këtyre fushave mund të gjejnë veten e tyre në Link Akademi, e cila që prej nëntorit 2018 ka realizuar grupin e parë të studentëve të cilët u diplomuan ditën e djeshme gjatë konferencës së organizuar nga kjo Akademi mbi mundësitë digjitale në Shqipëri. Faktor kyç i këtij udhëtimi të Shqipërisë drejt digjitalizimit, është realizimi i përpjekjeve të duhura dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e duhur, sidomos të të rinjve.
“Në fillim kur themelova Link Academy, kisha një dyshim sepse mendova se ndoshta nuk do afroheshin të rinjtë duke e menduar diçka jo me vlerë sepse ne i ofruam të gjithë kurset falas. Që në fillim e kuptuam që Link Academy do të kishte sukses sepse në javët e para ne kemi marrë mbi 3 mijë kërkesa për të marrë pjesë në kurse. Unë kam besim tek të rinjtë, ndonëse kjo fjali duket si klishe, por që në 2005 kur kam nisur biznesin e kam nisur me të rinjtë.
Jam i bindur se vetëm me të rinjtë mund të bëhet ky vend. Por ata duhen ndihmuar sepse potenciali ekziston. Unë kam vënë re edhe tek sipërmarrës të huaj që habiten kur vijnë në Shqipëri me përfshirjen që shikon tek të rinjtë, tek sa shumë ata impenjohen. E krijova Link Academy sepse besoj se me transforimin dixhital Shqipëria ka një mundësi të madhe të kapërcejë etapat tradicionale të zhvillimit ekonomik. Dhe gjithë informacion doja ta ndaja me të rinjtë, jo thjeshtë duke u thënë që unë pata sukses në marketingun dixhital dhe secili prej jush do ketë sukses, por duke u treguar atyre që të kalojnë përtej përdorimit të teknologjisë”, tha Shehaj.
Link Academy është ndarë në 6 laboratorë studimi si: Social Media Management ; Google online advertising ; WordPress ; Basic ; Graphic Desing ; Front – end developer ; Back – end developer
Kjo akademi do të bëjë të mundur që studentë e profesionistë të fushës të kenë lidhjet e tyre me kolegë të tjerë jashtë vendit për të diskutuar mbi nevojat e tregut për profesionet digjitale.