AKTUALITET, 8 Shkurt 2019, 14:46

Gjermani, pesë të vdekur pas shpërthimit të një zjarri

Gjermani, pesë të vdekur pas shpërthimit të një zjarri

Pesë persona kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në një pallat në qendër të Lambrecht, në Landin gjerman të Renania-Palatinato.

Për shkaqet e zjarrit, që ka nisur nga një kuzhinë, ka nisur një hetim.

Flakët janë përhapur rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme, sipas raportimit të bërë nga policia lokale mëngjesin e sotëm.

Mes viktimave është edhe një grua. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje me të paktën 100 forca.