TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama gjatë një takimi që po zhvillon me studentë të Korçës ka vijuar sërish me sulmet ndaj pedagogëve, duke i etiketuar edhe me terma të tillë si “sharlatanë”.
Ndërsa po i drejtohej studentëve, Rama tha se “Pedagogët sharlatanë që i keni pasë në qafë po ua lini në qafë edhe pasardhësve tuaj”.
Më tej, kreu i qeverisë bëri përgjegjës pedagogët për bllokimin e mësimit. “Ne jemi të gatshëm për t’i zgjidhur kërkesat tuaja, por pyetja e thjeshtë është kur dhe si do bëhet kjo? Por këtë nuk na e thonë dot dhe për këtë arsye nxisin studentët të bllokojnë mësimin.Tjetër pyetja është kur do ndalet tregtia e librave në këmbim të notës? Aq e vërtëtë është kjo sa janë pa fund mesazhet që më vinë, mua, i vijnë Besës, Nikos etj”-tha Rama.
Gjithashtu Rama ka hequr të gjithë përgjegjësinë para vetes për situatëb në universitet, ndërsa theksoi se “Qeveria nuk është përgjegjëse për organzimin e brendshëm të universitetit. Qeveria i ka njohur autonominë ̣Është liri në vendimmarrje dhe përgjegjësi, por lirinë e duan për vete, përgjegjësinë ja lënë qeverisë. Ne duam që student një herë në vit të bëjnë vlerësimin e pedagogëve”-tha ndër të tjera Rama.