TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Asambleja e PS, kryeministri Edi Rama i ka bere thirrje liderit te opozites Lulzim Basha te mos pengoje procesin e celjes se negociatave me BE pasi 6 muajt e pare te ketij viti jane vendimtare.
“Po kërcënohet një arritje historike e Shqipërisë, celja e negociartave, po kërcënohet nga frika prej reformës në drejtësi, e kthyer në një politike destruktive që ne si qeveri nuk ka cfarë na bën por që Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm, njerëzit ta dinë që ky stacion i 6 mujrfit të parë të vitit është një stacion optimal për të pozicionuar më në fund Shqipërinë aty ku ne prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes evropiane…
Dua sot ti bëj një thirrje PD dhe kryetarit të PD s’jemi këtu për të përdorur ne negociatat që opozita të mos bëjë punët e veta, protesta, opozita është e lirë të bëjë punët e veta sic i mendon vetë, por nga ana tjetër opozita, ajo që është në parlament, është përfaqësuese e një pjese të popullit që është në jetën e përditshme, pra duhet opozita të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për celjen e negociatave. S’mundet dot opozita të bëhet problemi i negociatave. S’është një proces që është 100% i sigurt sot, jemi duke punuar me disa shtete anëtare që kanë shqetësimet e veta që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe cdo gjë që ndodh në Sjhqipëri dhe krijon probleme mund të kthehet në arsye për të na penguar. …