TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi u pikas nga policia e Shtetit ditën e djeshme dhe u vu në ndjekje të saj, sot policia publikon foton e gomones së vënë në kërkim. Gomonia u pikas në zonën e Karaburunit që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.
Në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së. Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë.
Po ashtu është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA-së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekjes së helikopterit.
Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.
Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.