TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes personave të arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi, është edhe djali i një ish-deputeti. Florenc Llanaj është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj.
Florenc Llanaj prej vitit 2012 ka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës në sektorin e arsimit. Ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë dhe nuk ka fituar. Ka mbaruar për ekonomi në Fakultetin e Tiranës.
Babai i tij Astrit Llanaj ka qenë themelues i Partisë Socialiste në Sarandë dhe deputet në vitet 1997-2001.
Aktualisht Florenc Llanaj mbante postin e zv.drejtorit të spitalit në Sarandë.
Ende nuk është përcaktuar roli i tij, por nga hetimet e kryera në 10 muaj në bashkëpunim me autoritetet greke, zv/drejtori i spitalit dyshohet së është zbuluar nga biseda telefonike të cilat janë përgjuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Nga këto përgjime, Llanaj rezulton të jetë anëtar aktiv i bandës së trafikut të kanabisit, përgjithësisht përmes kufirit të gjelbër nga Igumenica.
VIDEO/ Pamjet si policia shtrin në tokë trafikantët e drogës në Sarandë